Ambasadori i SHBA-së, Hovenier: Kosova vendosë nëse do ta formojë Asociacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ia ka vënë Kosovës përgjegjësinë që të vendosë se si do të veprojë lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Hovenier ka deklaruar se ekzistojnë modele të cilat mendojnë se do të funksionojnë në këtë drejtim, derisa nuk i ka bërë të dita se cilat mund të jenë ato.
“Ka modele, të cilat ne mendojmë se mund të funksionojnë dhe e kemi inkurajuar Qeverinë e Kosovë që t’i shqyrtojë ato modele dhe ta shqyrtojë atë çështje”, ka thënë Hovenier në një intervistë në RTK.

Ambasadori Hovenier ka folur edhe rreth angazhimit të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi.
“Angazhimi i SHBA-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi është intensiv dhe se në këtë proces, SHBA-ja nuk e sheh të diskutueshme çështjen e sovranitetit të Kosovës”, tha ai.
Hovenier gjithashtu ka thënë se SHBA-ja pret angazhim nga Kosova dhe Serbia për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Uashington, në shtator të vitit 2020./Shqip.com