Ambasadori i Kosovës në Ankara ia dorëzon letrat kredenciale Erdoganit
Publikuar:
(26.07.2022 17:47:46)

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Ankara, Agon Vrenezi.
Në pritjen që u mbajt në Kompleksin Presidencial, ambasadori Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk, raporton Anadoly Agency.
Pas prezantimit të ambasadorit Vrenezi, bashkëshortes, vajzës së tij dhe disa pjesëtarëve të ambasadës së Kosovës, ata u fotografuan me presidentin Erdogan.

Theksojmë se Agon Vrenezi më parë kishte qenë noter.
Kujtojmë, se ambasadori i Kosovës në Turqi në fundmi ishte Ilir Dugolli, i cili ka dorëzuar detyrën më 3 dhjetor 2021./Shqip.com