Ambasadori gjerman për ngjarjeve në Veri: Zero tolerancë ndaj dhunës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj dhunës që ka ndodhur ditën e martë në Veriun e Kosovës.
Përmes rrjetit Twitter ai ka shkruar se ajo që ndodhi dje është shqetësuese
“Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.
Tutje, ai është shprehur se është e papranueshme të sulmohen zyrat zgjedhore në Veri.
Ditën e djeshme disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.
Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviq – që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.

/Shqip.com