Ambasadori amerikan viziton Manastirin e Graqanicës
Publikuar:
(18.08.2022 17:20:35)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar Manastirin e Graçanicës, ku është takuar me peshkopin serb, Teodosije.
Ai ka thënë se dyshja kanë biseduar se çdo kosovarë mund të adhurojë pa u diskriminuar.
“Kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosije dhe të vizitosh Manastirin e Graçanicës sot. Ne vazhduam diskutimin tonë për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim.”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Madje, Jeff Hovenier ka deklaruar se respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal në çdo demokraci moderne multietnike./SHQIP.com