Ambasadori amerikan në Serbi pret tre senatorë të Kongresit në Beograd

Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Christopher Hill ka pritur sot tre senatorë amerikanë në Beograd.
Ai e ka bërë të ditur vizitën e tyre përmes një postimi në Twitter, duke u shprehur se Serbia luan rol jetik në prosperitetin e rajonit.
Welcome to Belgrade, Senators Shaheen, Tillis, and Murphy! Your visit underscores the importance of our partnership. Serbia plays a vital role in the region’s progress and prosperity. 🇺🇸 stands ready to support stronger alignment and ties between 🇷🇸 and its EU neighbors. pic.twitter.com/6pQr85mhla
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) April 19, 2022
“Mirë se vini në Beograd, senatorë Shaheen, Tillis dhe Murphy! Vizita juaj nënvizon rëndësinë e partneritetit tonë. Serbia luan një rol jetik në përparimin dhe prosperitetin e rajonit” u shpreh fillimisht Hill.
Ai po ashtu theksoi se Amerika është e gatshme të mbështesë Serbinë.
“ShBA qëndron e gatshme të mbështesë shtrirjen dhe lidhjet më të forta midis Serbisë dhe fqinjëve të saj në BE”, a shkruar Hill.
Për këtë vizitë ka shkruar edhe senatorja Jeanne Shaheen në profilin e saj zyrtar në Twitter, duke u shprehur e lumtur për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së.
Great to be back in Serbia & pleased to lead a bipartisan congressional delegation to the Balkans w/ @ChrisMurphyCT & @SenThomTillis to reaffirm U.S. support for Balkan nations as they pursue their pro-democratic aspirations & oppose Putin’s belligerence. pic.twitter.com/WVANnZ91ue
— Sen. Jeanne Shaheen (@SenatorShaheen) April 19, 2022
“Shkëlqyeshëm që jam kthyer në Serbi dhe jam i kënaqur të udhëheq një delegacion dypartiak të Kongresit në Ballkan me @ChrisMurphyCT & @SenThomTillis për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për kombet e Ballkanit ndërsa ata ndjekin aspiratat e tyre prodemokratike dhe kundërshtojnë armiqësinë e Putinit”, shkroi kongresistja. /Shqip.com