Ambasada e SHBA-ve në Kosovës: Të zbatohen marrëveshjet e Brukselit

Ambasada e Shteteve tëe Bashkuara të Amerikës ka kërkuar sërish që të zbatohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Të martën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “BBC”, ka thënë se “boshnjëzimin e Kosovës”, nuk do ta lejojë qoftë në opozitë apo pozitë.
“Qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar. Është thelbësore që Kosova dhe Serbia të respektojnë zotimet e tyre duke zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme”.
“Këtu përfshihet Asociacioni i Komunave Serbe. Ne nuk po e përshkruajmë se si duhet të zbatohet kjo marrëveshje, apo ndonjë tjetër. Teknikat e zbatimit janë në dorën e palëve”, thuhet në një përgjigje për Klan Kosovën.
Ngjashëm, më parë reagoi edhe Bashkimi Evropian, ku kërkoi që të zbatohen marrëveshjet e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Çka tha Kurti në BBC?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i tha BBC-së të martën se Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk do ta lejojë.
Madje, theksoi se këtë do ta bëjë pa marrë parasysh pozicionin e tij në politikë; pozitë apo opozitë.
Pasi, Kurti thotë se për këtë është votuar, pra; ta parandalojë krijimin e Asociacionit.
Sipas asaj që Kurti tha në emsionin “Hard Talk”, Serbia e dëshiron “boshnjëzimin e Kosovës”.
Pikërisht, në mënyrë kronologjike përmendi edhe historinë e këtij shteti të cilin e merr referencë; Bosnjën.
“Kur Asociacioni nuk u implementua, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi. Ishte Beogradi që u zemërua. Në vitin 1991, më 26 prill, 14 komuna me shumicë serbe në Bosnjë-Hercegovinë u bënë bashkë e krijuan Asociacionin”.
“Më 9 janar 1992, e shpallën pavarësinë, më 28 shkurt 1992, e bënë Kushtetutën e tyre, më 14 dhjetor 1995 në Dejton arritën njohjen ndërkombëtare. Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë”, ka deklaruar Kurti.

Pavarësisht kësaj, kreu i ekzekutivit kosovar thotë se do të punojë edhe për serbët, njëjtë si për shqiptarët.
Për serbët thekson se “nuk protestuan kur Gjykata Kushtetues hodhi poshtë Asociacionin”, por deklaroi se “Beogradi u zemërua”.
Kurti edhe si opozitë kishte kundërshtuar Asociacionin që në atë botë e quante “Zajednica”.
Nuk kishte kursyer as protestat në rrugë e as aksionet në Kuvend e që përfundonin me dhunë.
Serbia insiston që të jetësohet Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, madje Lista Serbe “ka kërcënuar me dalje nga institucionet”.
Por, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të jashtëligjshme atë marrëveshje. /Shqip.com