Ambasada e SHBA: Kemi dhënë 25 mijë viza për shqiptarët gjatë 2023

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale bën të ditur se viti 2023 shënoi një vit rekord për vizat amerikane.
Sipas ambasadës, këtë vit janë dhënë 25 mijë viza për shqiptarët, një rritje kjo me 77% krahasuar me vitin 2022.
“Vit rekord për vizat amerikane! Gjatë vitit fiskal 2023, ekipi ynë konsullor përpunoi një numër rekord vizash joemigruese për shqiptarët, duke miratuar më shumë se 25,000 viza, çka shënon një rritje të jashtëzakonshme prej 77 për qind krahasuar me një vit më parë”, shkruan ambasada.
Përmes një mesazhi Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, dhe Michael Heise, oficer konsullor në Ambasadën e SHBA në Tiranë, ndanë më shumë detaje rreth punës së ekipit konsullor, për të mundësuar më shumë udhëtime për shqiptarët, si dhe për të ulur ndjeshëm kohën e pritjes për takimet për viza.
“Ekipi ynë po bën punë të jashtëzakoshnshme për shqiptarët që do të duan të vizitojnë SHBA”, thotë Oficeri konsullor.
/Shqip.com