Lajme

Ambasada e Francës: Lajm i mirë për progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, kjo duhet vazhduar

Flamuri i Kosovës dhe Francës.

Ambasada e Francës ka reaguar pas progresit të Kosovës në luftimin kundër korrupsionit, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Twitter, Ambasada thotë se ky është lajm i mirë dhe se duhet vazhduar këtë progres.

“Lajm i mirë. Kosova shënon progres duke u ngjitur 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në indeksin e perceptimit të korrupsionit. Duhet vazhduar këtë progres. Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, thuhet në postim.

Ky reagim erdhi pasi që Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit duke marrë 39 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Këtë vit Kosova është radhitur e 87-ta, duke shënuar përparim krahasuar me vitin e kaluar kur ishte e 104-ta me 36 pikë.

Lexo edhe:
Kosova bën përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit

Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri./SHQIP.com