Ambasada amerikane: Partneriteti me Kosovën i fortë dhe i qëndrueshëm

“Në këtë Ditë Falënderimi, ne jemi falënderues për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.
Kështu thuhet në postimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Të gjithë liderët pa përjashtim në Kosovë i cilësojnë SHBA-të si partnerin kryesor.
“Aleanca jonë me Amerikën është e përjetshme”, kjo vazhdon të jetë nga pjesët më të shpeshta në fjalimet e politikanëve kosovarë.
Pikërisht, kjo është e dyanshme – e thotë edhe Amerika, madje edhe gjatë ditës së falënderimeve.
Çka është dita e falënderimeve?
Dita e Falënderimeve është një festë kombëtare që festohet në data të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Grenadë dhe Liberi.
Filloi si një ditë falënderimi dhe sakrifice për bekimin e të korrave dhe të vitit paraardhës.
Festat e festivalit me emër të ngjashëm ndodhin në Gjermani dhe Japoni. /Shqip.com