Lajme

Ambasada amerikane: Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin

Ambasada e Amerikës në Kosovë

“Pas tensioneve të javëve të fundit në veri të Kosovës, inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në de-përshkallëzim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin”.

Lexo edhe:
SHBA e BE mirëpresin angazhimin e Kosovës në luftën kundër krimit

Kështu është bërë e ditur në një deklaratë të përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilën e ka shpërndarë Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Theksojmë rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është mekanizmi kryesor për të adresuar normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në deklaratën e tyre.

Po ashtu thuhet se “mirëpresim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ritheksojmë se dhuna kundër civilëve, gazetarëve, policisë ose autoriteteve të tjera është e papranueshme”./SHQIP.com