Lajme

Ambasada amerikane fton qytetarët që të propozojnë vende për t’i vizituar ambasadori i ri

Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së në Prishtinë

Amabasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje nga qytetarët që të propozojnë vende për t’i vizituar ambasadori i ri, Jeff Hovenier, përcjell Shqip.com.

Hovenier pritet që së shpejti të vij në Kosovë bashkë me familjen e tij pasi që është emëruar ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka kërkuar nga qytetarët që të rekomandojnë edhe ushqime, aktivitete kulturore e vende tjera që do të bënin qëndrimin e tij më të këndshëm.

“Derisa po presim t’i urojmë mirëseardhje ambasadorit të emëruar, Hovenier dhe familjen e tij në Prishtinë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që ditët, javët e muajt e tij të parë këtu të jenë të paharrueshme.

Cilat vende i rekomandoni për t’i vizituar? Çfarë kuzhine lokale duhet të provojë? Cilat janë aktivitet kulturore që ai duhet të shoh? Cila është gjëja më kosovare që ai thjesht nuk duhet të humbasë?”, shkruan Ambasada./SHQIP.com