Aliu i VV-së fitues në Shtime
Publikuar:
(14.11.2021 21:28:59)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Shtimes.
Bazuar në rezultatet preliminare, kryetar i ri i kësaj komune në katër vitet e ardhshme do të jetë Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje.
Aliu ka marrë 50,71 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Naim Ismajli ka marrë 49,29 për qind./SHQIP.com