Aleksia “fajëson” Romeon: Kemi bërë planë për martesë, nuk isha e dashuruar

Aleksia Peleshi ka disa javë që është ndarë nga Romeo Veshaj.
Ajo tha ishte nxituar për të bërë publike, por ishte faji i aktorit.
Kjo pasi sipas saj ajo ishte ndjerë e sigurt pasi aktori e kishte prezantuar si të fejuarën dhe se madje kishin bërë plane për martesë.
Së fundmi, Aleksia ka thënë se nuk ka qenë e dashuruar asnjëherë. Aleksia tha se si një vajzë e re ka qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë që të do verbërisht në krah.

“Tingëllon pak kontradiktore por njeriu reflekton. Kam kuptuar se nuk kam qenë realisht e dashuruar.
Kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që më do verbërisht sepse nuk e kisha provuar si ndjesi apo me idenë e të krijuarit një familje sa më shpejt por nuk kam qenë kurrë e dashuruar me një person. Kështu që ngelet për ta provuar dashurinë. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’.“, tha ajo.
Ndryshe, Romeo ka treguar tashmë se është single./SHQIP.com