Albumi i Drake & 21 Savage, kryeson listën në ShBA
Publikuar:
(20.11.2022 16:31:26)

Albumi i Drake dhe 21 Savage, “Her Loss”, ka debutuar në vendin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drake më parë ishte i barabartë me Bruce Springsteen, Barbra Streisand dhe Taylor Swift.
“Her Loss” u njoftua më 22 tetor dhe më pas ishte planifikuar për një publikim më 28 tetor.

Më 26 tetor, publikimi i tij u shty për në 4 nëntor. Seti u publikua përmes shërbimeve të transmetimit dhe si shkarkim i albumit përmes shitësve dixhitalë.
Në vendin e dytë në tabelën “Billboard 200” të së shtunës është “Midnights” e Taylor Swift, e ndjekur nga “It’s Only Me” e Lil Baby në vendin e tretë , “Un Verano Sin Ti” e Bad Bunny në vendin e katërt dhe “Smithereens” e Joji në vendin e pestë.
/Shqip.com