Rozë

Albërijë Hadërgjonaj bën deklaratën e papritur për Donaldin

Albërije, Donald dhe Beatrix

Albërije Hadërgjonaj mbrëmë ka qenë e ftuar në Big Brother Vip.

Ajo hyri në shtëpinë e famshme për të befasuar mbesën e saj, Beatrix Ramosaj.

Derisa u përlotën, këngëtarja e njohur nuk e ka lënë pa komentuar edhe lidhjen e saj me Donaldin.

“Donaldin e kam shumë zemër, të dua shumë Donald”, u shpreh ajo

“Shiko se po e vë veten në prizmin e nënës. Shqiptarët më mirë dinë punët e tjetrit sesa të vetat. Beatrix është një vajzë e re, që pëlqen një djalë dhe i dha dritën jeshile, s’ka asgjë të keqe, unë kam lënë burrin me kalamaj, s’u bë nami”, pëfundoi ajo.

Donaldi dhe Beatrix ndërkaq janë ndër çiftet e krijuara në BBV, të cilët po komentohen në masë të madhe./SHQIP.com