Lajme

Alarmante: 871 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 871 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, numri i rasteve aktive në Kosovë është 3263 persona.

Sipas MSH-së, gjatë këtij 24 orëshi nuk është shënuar asnjë rasti i vdekjes.

Ndërsa gjatë kësaj kohe janë shëruar 341 qytetarë.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar.

COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 253 doza të vaksinës.

Po ashtu, qytetarët janë duke u vaksinuar edhe me dozën e katër të vaksinës. Deri më tani është bërë vaksinimi i 272 qytetarëve me këtë dozë të vaksinës.

MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë qytetarët mbi moshën 12 vjeçare të vaksinohen e dozat përforcuese kundër COVID-19.

Ndërsa për personat mbi moshën 60 vjeçare është rekomanduar që të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës, me kusht që të kenë kaluar së paku katër muaj nga vaksinimi me dozë të tretë.

Megjithatë, IKSHPK-ja ka apeluar qytetarët që të iu përmbahen masave preventive kundër COVID-19 duke përfshirë edhe mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura./Shqip.com