Alarm për bombë në koncertin e Ramë Lahajt, intervenon policia
Publikuar:
(24.07.2022 21:34:42)

Koncerti i tenorit Ramë Lahaj që po mbahej në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë, është ndërprerë.
Kjo pas dyshohet se në lokacionin ku po mbahej, ka bombë.
Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.

Pas intervenimit nga PK-ja, koncerti tani ka vazhduar të mbahet sipas itinerarit./Shqip.com