Lajme

Akuzat ndaj të vëllait për Xibrakën, Rama: Ka detyrimin të përballet vetë, i takon SPAK-ut kush është fajtori

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka reaguar për akuzat e investigimit të RAI 3 ndaj vëllait të tij, Oli Rama, pasi janë çështje personale dhe diçka të tillë nuk e ka bërë kurrë.

Kryeministri tha se i takon SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të gjejnë se kush është fajtori.

Pyetje: Si ka mundësi që nuk reaguar kur përmendet një pjesëtar i familjes suaj?

Rama: Sepse nuk është një çështje personale. Unë nuk reagoj për çështje personale. Unë nuk kam reaguar për çështjen e tim vëllai as këtu në Shqipëri. Im vëlla është 55 vjeç. Ka të gjithë kapacitetin e tij dhe detyrimin të përballet si gjithë të tjerët. Kështu që ajo është një çështje që i takon këtu tani drejtësisë. I takon SPAK, Gjykatës Speciale. Të vendosin kush është fajtori në këtë. Aty ka një pjesë që më lidh mua, kam bërë këtë kam bërë atë. Dhe për atë pjesë më duket se është padia numër 22, e imja për këta shqiptar që janë bartës të atij mallkimi që kanë shqiptarët që nga 1912.

/Shqip.com