Rozë

Akuza e kërcënime mes lojtarëve në Big Brother

Shqipja dhe Adri kohëve të fundit kanë pasur shumë biseda me njëri-tjetrin.

Ata së bashku kanë komentuar lojën e disa banorëve dhe video e prezantuar në Prime, shkaktoi debat të madh.

I pari ka reaguar Ganiu, pasi ai ishte përmendur për pirjen e tepërt të alkoolit.

“Jam njeriu më i pëlqyer deri në këto momente, mos më tregoni se qysh jetoj unë, se ka persona këtu, janë shtatë, që pinë mëngjes e aksham”, ka thënë ai pos tjerash.

Ndaj tij reagoi Adri duke i kërkuar që të mos viktimizohet.

Buci është shprehur se Shqipja flet shumë dhe ai nuk e kupton.

“Kjo flet shumë dhe nuk e marrë vesh shumë”, është shprehur ai.

Shqipja iu kundërpërgjigj ndaj Bucit.

“Ti nga frika fut kokën në dhe”, është shprehur Shqipja.

Në debat nuk ka munguar ndërhyrja e Edona James, e cila ka thënë se Shqipja ka dalë keq në publik.

Më pas, me ironi, Edona e ka quajtur Shqipen “Lady Gaga”.

E vetmja konkurrente që iu doli në mbrojtje Shqipes dhe Adrit ishte Monika.

Ajo ka thënë se Buci dhe Ganiu i kanë nisur vetë ndarjet dhe formimin e grupeve brenda shtëpisë.

“Buci e sulmon Adrin veç pse mundet, Shqipen s’e sulmon se është më e fortë”, ka thënë Monika pos tjerash.

E këto debate s’i pëlqyen Bucit, i cili madje dha edhe një kërcënim për ta.

“Runu se unë di me kanë edhe më i keq”, ka qenë paralajmërimi i Bucit.

/Shqip.com