Rozë

Aktori shqiptar ironizon me treshen “Bora-Donald-Beatrix”

Olsi Bylyku, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemani

Trekëndëshi i famshëm, Beatrix-Donald-Bora është duke bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Së fundmi aktori i njohur, Olsi Bylyku ka ironizuar më situatën që ata ndodhën.

Ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video teksa i thur vargje situatës së ndodhur në ‘BBV’, ku përveç treshes së famshme përmendën edhe disa individ të tjerë, mes tyre edhe Fifin e cila është larguar nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri.

“Një herë ‘Për’puthen’ tashmë ‘Big Brother VIP’, a keni shpirte që na torturoni neve ditë për ditë. Gati shpirti sa nuk na plasi Beatrixi prek Donaldin…..”, ka thënë ai në vargjet e tij.

Krahas videos ka shkruar: “Shpresojmë të vijnë dite sa me të mira për shqiptaret dhe të gjitha këto halle të mbarojnë…”, duke shkaktuar kështu shumë të qeshura tek ndjekësit e tij.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme (e hënë) në rrjetet sociale janë duke qarkulluar lajme të shumta lidhur me Donaldin.

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Në to thuhet se është mbajtur një protestë në Vlorë, krejt kjo për shkak të lidhjes së tij të re me Beatrix Ramosaj.

Kritika të tilla për dyshen kanë ardhur pasi Donaldi ka qenë në lidhje me Bora Zemanin, derisa këtë të fundit e kishte puthur disa javë më parë në ambientet e “Big Brother Vip”./SHQIP.com