Kulturë Kino

Aktori kosovar Alban Ukaj, rikthehet në festivalin e Kanës

Aktori i njohur kosovar, mirëpo i njohur ndërkombëtarisht është rikthyer në Festivalin e Kanës në Francë, si aktor i filmit “Tori dhe Lokita” (Tori and Lokita).

Filmi i Jean Pierre dhe Luc Dardenne në të cilin është protagonist Ukaj, të enjten ka hyrë në konkurrencën zyrtare.

“Toki and Lokita” tregon historinë e dy adoleshentëve të cilët kanë udhëtuar nga Afrika për të kërkuar letrat në Belgjikë, ku sipërfaqen edhe kushtet mizore të migrimit të tyre.

Filmi është i nominuar për kategorinë “Palma e Artë”, në mesin e shumë filmave të tjerë.

Festivali do të mbahet mbahet nga 17 deri më 28 maj, në Kanë të Francës.

Festival ii Kanës mbahet çdo pranverë, zakonisht në maj në Palais des Festivals et des Congrès (Pallatin e Festivaleve dhe Kongreseve).

Ndërkaq, edicionin e kaluar, filmi “Pa vend” i Samir Karahodës garoi për “Palmën e Artë” në kategorinë e filmit të shkurtër, si dhe filmi “Luaneshat e Kodrës”.