Aksioni në veri, reagon kryetari i Shtërpcës

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, tha se aksioni i sotëm i pjesëtarëve të Njësive Speciale në atë komunë është një tjetër presion institucional ndaj popullit serb në Kosovë.
Jevtic ka shkruar në Twitter se kjo vetëm e rrezikon edhe më shumë pozitën e serbëve në Kosovë.
“Ripërdorimi i forcave speciale policore kundër serbëve në Shtërpcë me pretekstin e luftimit të kontrabandës është një tjetër presion ndaj popullit tonë. Në momentet e mosbesimit të përgjithshëm, ky lloj presioni vetëm e rrezikon më tej pozitën e serbëve. në Kosovë”, ka shkruar Jevtic.
Ndryshe Njësitet Policore dhe Doganore të Kosovës kanë zhvilluar një aksion të madhe në parandalimin e kontrabandës.
Nga ky aksion është kapur një sasi e konsiderueshme mallrash ushqimore të kontrabanduara./Shqip.com