Aksion i Policisë në zonën e KEK-ut, sekuestrohen katër armë
Publikuar:
(30.10.2022 13:54:54)

Policia e Kosovës përmes një aksioni të ndërmarrë në Obiliq ka bërë të ditur se janë sekuestruar katër armë.
Kjo është bërë pas pranimit të informatës se disa persona të armatosur janë future në zonën e KEK-ut.
“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njësitet policore nga stacioni Obiliq menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm” thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut.
/Shqip.com