Aksion i policisë në kompaninë “Ambienti” në Pejë, dyshohet për korrupsion
Publikuar:
(16.03.2023 13:27:25)

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë kanë zhvilluar një aksion në kompaninë “Ambienti” në Pejë nën dyshimin për korrupsion.
Lajmi është konfirmuar për shqip.com nga zëdhënësi i Prokurorisë, Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.
“Mund të iu informoj se Prokuroria Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion lidhur me këto dyshime. Aksioni ka filluar që nga mëngjesi dhe ende po vazhdon”, tha Nikqi.
Tutje, ai tha se pas përfundimit të aksionit, prokuroria do të dal me njoftim duke shpalosur detaje shtesë.
/Shqip.com