Aksion i madh i Policisë kundër fajdexhinjve në Gjakovë

Pesë persona janë arrestuar si dhe dy të tjerë janë në kërkim si të dyshuar për fajde nga aksioni i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës
Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë zhvilluar një aksion kundër fajdexhinjëve nga i cili janë bastisur shtatë lokacione.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Tashmë jemi në përfundim të aksionit. Aksioni ka filluar rreth orës 06:00 të mëngjesit, deri tani kemi bastisur në shtatë lokacione, objekte banimi dhe objekte tjera të bastisura. Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi që nuk kemi i kemi rastisur në objektet që janë bastisur”, tha Graishta.
Sipas Graishtës, si prova materiale janë konfiskuar armë, automjete dhe dëshmi të tjera që lidhen me veprën penale.
/Shqip.com