Aksidenti në Prishtinë: Policia jep detaje për vdekjen e njëvjeçares
Publikuar:
(12.09.2021 09:52:37)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Prishtinë e që la të vdekur një njëvjeçare.
Një kamionete me targa vendore ka goditur një fëmijë e cila s’i ka mbijetuar lëndimeve që mori.
“Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin njëzetekatër orësh të Policisë.
Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gjatë ditës së fundit në Kosovë kanë ndodhur 57 aksidente. /Shqip.com