Aksidenti ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë, dërgohet në mbajtje shoferi i veturës
Publikuar:
(28.04.2024 21:01:01)

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.
Lajmin për media e kishte konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.
Pasi ka marrë ndihmë shëndetësore, shoferi i veturës do të jetë në mbajtje për 48 orë.
“Vozitës i veturës është ndaluar për 48 orë pas trajtimit mjekësor”, ka thënë Aliu.
/Shqip.com