VIDEO / Aksident tragjik në Podujevë: Një i vdekur e një i lënduar
Publikuar:
(19.12.2023 22:53:50)

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri.
“Po, janë një i vdekur dhe një i lënduar rëndë”, tha ai për Klanin.

Beqiri shtoi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
Tashmë janë publikuar edhe pamje nga ky aksident nga Llapi.info.
/Shqip.com