Lajme

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, Policia jep detajet

Ilustrim
Ilustrim

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në Stanovc.

Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, tha për media se në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar një person.

/Shqip.com