Lajme

Aksident trafiku në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, lëndohen tre persona

Ilustrim.

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi, ku janë përfshirë tri automjete.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Është shkaktuar një aksident trafiku ne autostradën, Ferizaj- Prishtine, ku të përfshira janë 3 automjete, dhe deri tani raportohet për 3 persona të lënduar”, tha Hoxha.

Ilustrim

Poashtu bëhet e ditur se rruga në këtë lokacion është e mbyllur derisa të kryhen të gjitha kontrollet nga ekipet kompetente./Shqip.com