Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona
Publikuar:
(21.12.2022 10:52:27)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Në këtë aksident trafiku kanë pësuar lëndime pesë persona.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.
Po ashtu Ahemeti më tutje ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.
/Shqip.com