Lajme

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Agron Borovci- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vet aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë”, ka thënë Burovci.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se gjatë aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime.

“Nga informatat e para është bërë e ditur se  dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkaktuar edhe në një lokal  skaj rrugës”, ka thënë më tutje Burovci.

 Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës./Shqip.com