Aksident në Lupç të Podujevës – tetë të lënduar
Publikuar:
(28.09.2021 17:30:54)

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën në fshatin Lupç i Podujevës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ka bërë të ditur Policia e Kosovës për Shqip.com.
Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti./SHQIP.com