Aksident në lagjen Bregu i Diellit, vetura ndeshet me motoçiklistin
Publikuar:
(19.08.2022 11:24:07)

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një veturë dhe një motoçiklisti në Prishtinë.
Shqip.com ka siguruar fotot ku shihet se në vendin e ngjarjes janë policia dhe një numër i qytetarëve.
Deri me tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident në lagjen Bregu i Diellit.

SHQIP.com është munduar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.
Redaksia do të ju mbajë të informuar për aksidentin e sotëm./SHQIP.com