Aksident në magjistralen Pejë-Deçan, ka të lënduar
Publikuar:
(06.07.2022 16:14:29)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Deçan.
Në aksident shihet se janë të përfshira dy vetura.
Lexuesit e SHQIP.com kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe disa persona të lënduar.
Redaksia ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ishin të paqasshëm.

SHQIP.com do të ju mbajë të informuar edhe në vazhdim për rastin./SHQIP.com