Aksident mes veturës dhe autobusit në Obiliq, vdes një person
Publikuar:
(24.01.2022 17:38:43)

Një person ka vdekur të hënën në një aksident trafiku në fshatin Palaj të Komunës së Obiliqit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka treguar për Shqip.com se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
“Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë”, tha ai.
Po ashtu, Borovci bëri të ditur se gjatë këtij aksidenti janë lënduar edhe katër persona, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor./SHQIP.com