Lajme

Aksident me vdekje në Lezhë

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në Lezhë. Ngjarja u regjistrua në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç në afërsi të Markatomajt rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë, ndërsa policia po heton rreth rastit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariatin e policisë Lezhë.

/Shqip.com