Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Elbasan

Aksident me një të vdekur në autostradën Tiranë-Elbasan. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Palmanovës, raportojnë mdediat në Shqipëri.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një makinë përplasi për vdekje një këmbësor. Mësohet se ngjarja është shënuar në afërsi të Ibës rreth orës 17:30. Mjeti me targa maqedonase drejtohej nga shtetasi Berat Beciri. Ende nuk është identifikuar viktima ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
“Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.
/Shqip.com