Aksident masiv me 7 makina në Fier-Vlorë, 8 persona në spital, mes tyre foshnja 1-vjeçe

Reshjet e shiut ditën e sotme dhe pakujdesia e drejtuesve janë bërë shkak për aksident të shumëfishtë në autostradën Fier-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit.
Në aksidentin e rëndë janë përfshirë 7 makina që udhëtonin në drejtim të Vlorës. Si pasojë e përplasjes së automjeteve zinxhir janë plagosur tre persona. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
Policia ka dhënë detaje për aksidentin zinxhir të ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë, ku u përfshinë 7 automjete.
Policia njofton se orës 15:00, në bypass in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/Shqip.com