Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, ndërron jetë shoferi i kamionit
Publikuar:
(23.03.2023 18:36:14)

Një kamion është përmbysur në rrugën e Kombit, duke lënë të vdekur në vend shoferin.
Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur Kolsh. Kamioni ishte i ngarkuar me dërrasa dhe po vinte nga Tirana për në Kosovë.
Fillimisht mjeti është përplasur e më pas është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar korsia e autostradës Kolsh-Kukës Morinë, raporton TopChanel.
/Shqip.com