Aksident i rëndë në Novobërdë, 14 të lënduar në përplasjen mes autobusit dhe kamionit
Publikuar:
(03.04.2024 10:15:19)

Në një aksident trafiku në Prekoc të Novobërdës kanë pësuar lëndime trupore 14 persona, kur një autobus dhe një automjet transportues janë ndeshur në mes veti.
Policia njofton se aksidenti i djeshëm dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit, për arsye të panjohura, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin, që po lëvizte në anën e kundërt.
Bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin rasti trajtohet në procedurë të rregullt.
/Shqip.com