Aksident në fshatin Sllagrazhd të Suharekës, lëndohen 6 persona
Publikuar:
(23.06.2024 16:04:13)

Gjashtë persona janë lënduar nga një aksident mes dy veturave që ndodhi sot rreth orës 12:05 në fshatin Sllagrazhd të Suharekës.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 23.06.2024, rreth orës 12:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Sllagrazhd të Suharekës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale, gjashtë persona kanë marr lëndime trupore”, tha ai.
/Shqip.com