Aksident ajror në Greqi – Avioni shpërthen në ajër, nuk dihet fati i ekuipazhit

Një aksident ajror ka ndodhur në Greqi.
Ngjarja u regjistrua në zonën e Kavallës në orët e vona të mbrëmjes.
Sipas mediave greke, dyshohet se një avion ka rënë në rrugën që lidh Antifilipin me Palaiohorin në Greqi.
Πρέπει να έπεσε αεροπλάνο προς την περιοχή της Καβάλας, ο κινητήρας είχε πάρει φωτιά pic.twitter.com/0Bu7gFNaGU
— Γ. Αρχοντόπουλος (@GArchontopoulos) July 16, 2022
Media greke ‘Kathimerini’ ka shkruar se avioni u rrëzua 40 kilometra nga aeroporti i Kavallës pasi ai donte të bënte një ulje emergjente, por ai nuk ia doli.
Avioni i transportit ishte nisur nga Serbia për në Jordani dhe thuhet se ishte në një fluturim transporti tregtar pa pasagjerë përveç ekuipazhit.
Raportet tregojnë se avioni humbi motorin e tij të katërt në ajër dhe mori flakë. Edhe pse ka lajmëruar, nuk ka arritur të zbresë./SHQIP.com