Kulturë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, projekte dhe shkëmbime përvojash me homologët lituanezë

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, projekte dhe shkëmbime përvojash me homologët lituanezë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, projekte dhe shkëmbime përvojash me homologët lituanezë

Delegacioni i Akademisë së Shkencave të Lituanisë vizitoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi zhvilloi takim me homologun e tij, akad. Zenonas Dabkevicius.

Gjatë takimit, siç bëri të ditur Akademia e Shkencave, u diskutua për bashkëpunime, projekte dhe shkëmbime përvojash me prioritet zhvillimin bujqësor, duke përfshirë ndikimin teknologjik-shkencor në dy drejtime: rritjen e rendimenteve dhe ruajtjen e informacionit gjenetik për bimësinë vendëse.

Skënder Gjinushi prezantoi historikun e Akademisë së Shkencave dhe disa përmendi disa veçori të përbashkëta të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që lidhen me historinë e zhvillimit të Akademisë së Shkencave të Lituanisë.

Ngjashmëri midis dy akademive ka si në pikëpamje të rregullimit ligjor, ashtu edhe në strukturë. Të dyja janë akademi të shkencave kombëtare (albanistikë dhe lituanistikë), plus shkencat e sakta. Të dyja janë ideuar herët dhe themeluar relativisht vonë. Të dyja u takojnë popujve relativisht të vegjël.

Skënder Gjinushi përmendi disa nga përvojat më të mira të punës që po bëhet në Akademinë e Shkencave, ku theksoi ngritjen e qendrave kërkimore, që do të vijojë me synimin dhe ambicien për të krijuar institute kërkimore.

ASHL dhe ASHSH e kanë prioritet zhvillimin bujqësor, duke përfshirë ndikimin teknologjik-shkencor në dy drejtime: rritjen e rendimenteve dhe ruajtjen e informacionit gjenetik për bimësinë vendëse.

“Jemi të interesuar të njohim përvojën tuaj për mbështetjen e këtij prioriteti me investime shtetërore, nga Banka Kombëtare dhe fondacione të ndryshme për shkencat bujqësore, duke përfshirë studimet në serra, sensorë e bioteknologji. Shkencëtarët tuaj pjesëmarrës në simpoziume dhe kongrese gëzojnë një reputacion të shkëlqyer”.

“Sot do të organizojmë një simpozium të përbashkët në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi në dy vendet tona. Por, ne jemi të interesuar për shkëmbim njohurish në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe të cilësisë së kërkimit, që do të jetë me përfitim të ndërsjellët për dy akademitë tona. Forumi shkencor i sotëm është një provë gjenerale për bashkëpunim të mëtejshëm jo vetëm në fushën e bujqësisë. Dhe jo vetëm për dy akademitë, por edhe për sistemet e kërkimit në të dy vendet, prandaj kemi parashikuar takime dhe vizita edhe në institucione universitare dhe laboratorë, në Universitetin Bujqësor dhe në Universitetin e Tiranës”, u shpreh Gjinushi.

Akademik Zenonas Dabkevicius prezantoi historikun e Akademisë së Shkencave të Lituanisë,

Akademia e Shkencave e Lituanisë (ASHL) është ideuar për herë të parë në fund të shekullit XVIII dhe është themeluar në vitin 1941.

Dabkevicius përmendi përvojat më të mira, në fushën e bujqërisë dhe mjekësisë dhe përvojën e nxitjes dhe motivimit të ë rinjve në rrugën drejt kërkimit shkencor.

/Shqip.com