Lajme

Ahmeti vjen me një propozim për emrin e Asociacionit

Shpend Ahmeti, ish-kryetari i Komunës së Prishtinës

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka dhënë një propozim se si duhet të quhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Ai përmes një postimi në rrjetin Facebook, ka propozuar emrin “Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare”.

Kështu, ai thotë se do të sigurohej që është Asociacion i Kosovës dhe se nuk ka karakter një-etnik.

/Shqip.com