Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Kur ka pak infeksione meritat i ka Qeveria, kur ka shumë përgjegjësinë e ka IKShPK-ja

“kur numrat janë të ulët meritat i ka qeveria, e kur janë të larta përgjegjësinë e ka IKShPK-ja”.
Kështu, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili është deklaruar rreth menaxhimit të pandemisë, ku tha se kanë ndjekur udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Këto komente, Ahmeti i bëri përmes një postimi në Facebook, teksa i tha Qeverisë t’i “pronësojë rezultatet, mirë e keq”.
“Vetëm ashtu shtohet besimi në institucione. E ky besim sot është i domosdoshëm”, ka thënë Ahmeti.
Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë, të premten ka njoftuar se kanë administruar 1 milion vaksina.
Për këtë, edhe Kurti ka bërë një adresim publik, duke folur për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Gjatë ditës së fundit janë raportuar 19 vdekje të reja dhe 703 infeksione të reja. /Shqip.com