AGK në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: I falënderojmë të gjitha gazetaret për guximin dhe punën e palodhshme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka falënderuar të gjitha gazetaret për guximin dhe punën e palodhshme.
Ky falënderim i AGK-së, ka ardhur në Ditën Ndërkombëtarë të Gruas, ku sipas tyre gazetarët shpesh herë raportojnë nga terrenet e ndryshme duke rrezikuar shëndetin e tyre.
“Njëherësh, inkurajojmë të gjitha gazetaret që pavarësisht steorotipave të shoqërisë të mos heqin dorë nga ushtrimi i profesionit duke raportuar nga cilado fushë që ato dëshirojnë”, thuhet në shkrimin e AGK-së.
Data 8 Mars, shënon Ditën Ndërkombëtare të gruas.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, u ngrit nga lëvizjet dhe protestat e grave në Amerikë.
Në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër Nju Jork duke kërkuar orë më të shkurtra pune, paga më të mira dhe gjithashtu të drejtën e votës./Shqip.com