Agjërimi gjatë Ramazanit mund të shkaktojë probleme me zorrët, këshilla si t’i tejkaloni

Në fillim të këtij muaji, myslimanët anembanë botës filluan agjërimin 30-ditor si ritualin e tyre të Ramazanit.
Muaji i nëntë i kalendarit hënor mysliman, Ramazani është një kohë e shenjtë për muslimanët që përfshin introspeksionin, lutjet dhe reduktimi i sasisë të ushqimit dhe pijet nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit, që do të thotë të agjëroni nga 11 deri në 17 orë rresht.
Hulumtimet tregojnë se gjatë Ramazanit, ata që agjërojnë mund të shohin rritje të ndjeshme të kapsllëkut, si dhe fryrje ose rëndim.
Ndërsa ata që luftojnë me këtë sfidë mund të ndihen sikur thjesht duhet ta përballojnë atë ose të injorojnë shqetësimin, ka mënyra për të ndihmuar në zbutjen e kapsllëkut. Nutricionistët ofrojnë këshilla për të ndihmuar në lehtësimin e kapsllëkut gjatë Ramazanit.

Hani më shumë fibra
Gjatë Ramazanit, marrja e reduktuar e ushqimit mund të jetë një nxitës i madh për kapsllëkun. Kur agjërojnë, njerëzit i zvogëlojnë vaktet e tyre në vetëm dy vakte në ditë: syfyr, vakti i mëngjesit; dhe iftari, darka.
Fibrat janë karbohidrate që trupi ynë nuk mund t’i tresë, kjo është arsyeja pse luajnë një rol të madh në tretje, në mënyrë specifike shton masë në jashtëqitje, gjë që lejon lëvizje më të buta të zorrëve.

Pini më shumë ujë
Uji dhe fibrat shkojnë dorë për dore. Rritja e fibrave pa shtuar lëngje adekuate mund të çojë në më shumë kapsllëk.
Pirja e më pak se 750 mililitra lëngje çdo ditë mund të ndikojë në kapsllëk. Mund të jetë e vështirë të plotësoni gjithë nevojat tuaja gjatë agjërimit. Për të ndihmuar në adresimin e kësaj çështjeje, është e rëndësishme që të pini rregullisht ujë gjatë orëve të natës në vend që të përpiqeni të pini ujë në vaktet e mëngjesit ose të mbrëmjes.
Ushtrime të frymëmarrjes
Frymëmarrja diafragmatike është frymëmarrje e ngadaltë dhe e thellë që ndikon në tru dhe në sistemin kardiovaskular, respirator dhe gastrointestinal nëpërmjet modulimit të funksioneve nervore autonome.
Ka shumë përfitime të mundshme nga ushtrimet e frymëmarrjes dhe ndihma në përmirësimin e kapsllëkut është një prej tyre. Përpiquni të merrni frymë thellë rregullisht çdo ditë.
Lëvizni
Mund të jetë e vështirë të gjeni motivimin për t’u ushtruar gjatë Ramazanit, por edhe vetëm ecja mund të ndihmojë në përmirësimin e kapsllëkut. Përpiquni të përfshini një shëtitje 15-minutëshe dy herë në ditë.