Lajme

Agjendë anti-perëndimore futja e shamisë në shkolla, sipas ish-ambasadorit

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci

Futje të islamit politik përmes institucioneve shtetërore, e ka vlerësuar ish-ambasadori kosovar në Stokholm, Lulzim Peci, iniciativën e zëshme të kohëve të fundit për ndryshimin e udhëzimit administrativ për lejimin e bartjes së shamive për vajza në shkolla publike.

Lejimin e shamisë, përkatësisht sipas tij “uniformën fetare” në shkolla, studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare e sheh si sulm ndaj karakterit sekular ose laik të shtetit.

“Shpresoj që qeveria të mos bëjë gabim madhor”, u shpreh ai përmes një shkrimi në Facebook, referuar kësaj çështje.

Përveç sulm, “në themelet e karakterit sekular të shtetit”, për ish-ambasadorin rrezikohet edhe “shtylla mbajtëse e identitetit shqiptar në vendin tonë”.

Prapa kësaj teme, vlerëson ai, nuk qëndron respektimi i të drejtave të njeriut, por “futja e islamit politik përmes derës së vogël në institucionet shtetërore”, thotë ai, duke e ngritur si dilemë.

“Në thelb kemi të bëjmë me ndryshimin e karakterit sekular të Kosovës që do të shkatërrojë kohezionin shoqëror të popullit tonë”.

“Nuk janë hamendje”, thotë ai duke iu referuar konstatimeve të tij.

“Por është bindje e ndërtuar nga hulumtimet në terren, e të zhvilluar në vitet e fundit në shumë pjesë të Kosovës”.

Lexo edhe:
Juristi i kërkon Nagavcit anulimin e nenit që ndalon bartjen e shamive në shkolla

Agjendë, sipas tij, është kjo, siç e quan ai e “shami-kërkuesve”. E madje “edhe afatgjatë”, thotë ai.

“Në thelb ka për qëllim trasimin e një agjende anti-perëndimore që është në kundërshtim me vetë bazamentin e civilizimit evropian të popullist shqiptar”, elaboron ai.

Dhe, Peci e konteston frazën “vëllazëri myslimane”, si “metastazim të ideologjisë së ‘umasë myslimane’”.

Kjo ngase, siç e sheh ai, “ka marrë përmasat e një ‘kombi global”, që identitetit nacionale “nuk i njeh”./Shqip.com