Agjenda e Zelensky në Tiranë, pritja nga Rama dhe temat që do të diskutohen në Samit

Tirana do të mirëpresë për herë të parë samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.
I pranishëm në tryezën e diskutimeve në Pallatin e Kongreseve pritet të jetë fizikisht edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ky i fundit mund të mbërrijë së shpejti në kryeqytet dhe do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Kreu i shtetit të Ukrainës pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e kësaj të marte.
Në tryezën e përbashkët përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jenë edhe përfaqësues nga vende anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia.
Lufta ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim.
Në bisedimet për paketën financiare të dhënë nga Komisioni Evropian për gjashtëshen ballkanike si mbështetje në rrugën paraanëtarësuse do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin në be, Oliver Varhelyi.
/Shqip.com